
Këtë fundjavë e gjithë vëmendja është tek Panairi Detar i Ballkanit, i cili do të zhvillohet më 16-18 Tetor në Marina Orikum. Një mega-event, i mbushur me show, panaire për varka dhe jahte, turizmin dentar, samite dhe 3 super party. Të gjitha në një vend!
Gjatë Panairit do të zhvillohet edhe Samiti i Ekonomisë Blu, duke bërë bashkë biznese, institucione, grupe interesi, NGO nga e gjithë Europa, në konferenca, tryeza të rrumbullakët apo takime B2B.

Gjithashtu, çdo mbrëmje nga data 16 deri më 18 Tetor do jetë magjike me Sunset Party.
Pse duhet të marrësh pjesë në Panairin Detar të Ballkanit?
Ideja kryesore e Panairit Detar të Ballkanit qëndron tek ekonomia blu, që do të thotë se deti nuk është vetëm një burim natyror, por edhe një ekosistem ekonomik. Turizmi, transporti detar, portet, ndërtimi dhe riparimi i anijeve, peshkimi, marinat, teknologjia dhe infrastruktura detare, të gjitha janë pjesë e një dritareje më të gjerë mundësish që shkojnë përtej vijës bregdetare.

Për Ballkanin, kjo prespektivë ekonomike është relevante, sepse rajoni ndodhet në kryqëzimin e rrugëve tregtare mes Europës Qëndrore dhe Perëndimore dhe asaj Lindore dhe Jugore. Vija bregdetare e Ballkanit lidh tregjet detare dhe Shqipëria është shembulli konkret i këtij transformimi. Ma dalje në Detin Adriatik dhe Jon, Shqipëria ka një potencial shumë të madh për zhvillimin e turizmit detar, infrastrukturën detare dhe shërbimet që lidhen me këtë fushë ekonomie.
Por, a mjafton vetëm potenciali për sukses në ekonomi?
Patjetër që jo! Për të plotësuar këtë 'puzzle' kërkohet infrastrukturë, aftësi, investime dhe bashkëpunime. Panairi Detar i Ballkanit është krijuar pikërisht rreth kësaj ideje, duke bashkuar bizneset detare, prodhuesit, ofruesit e shërbimeve, investitorët dhe institucionet, si dhe duke krijuar një hapësirë për shkëmbimin e ideve, partneriteteve dhe mundësive.

Edhe pse është vetëm në sezonin e tij të dytë, Panairi Detar i Ballkanit është vlerë e shtuar për Mesdheun duke iu bashkuar panaireve detare europiane si ai i Kanës në Francë apo Xhenoas në Itali. Panairi dhe Samiti sjellin në Shqipëri kolosët e deteve. Kompani që deri dje i shikonin nga larg, tani do keni mundësinë t'i shihni nga afër, të diskutoni me ta dhe pse jo të investoni aty. Mos e humb mundësinë për tu bërë pjesë e një eksperience të paharrueshme.
Save the date! 16 -18 tetor 2026 në Marina Orikum. HYRJA ËSHTË FALAS! Mjafton një regjistrim i thjeshtë në linkun e mëposhtëm.
Panairi Detar i Ballkanit është një rrjet i madh mundësish. Një anije lidh prodhuesit me furnitorët. Një port lidh bizneset me tregjet. Një marinë lidh udhëtarët me destinacionet. Infrastruktura detare lidh rajonet me investimet.

Bregu nuk është fundi i rrugëtimit. Është vendi ku nisin projekte dhe mundësi të reja! Shihemi në Panairin Detar të Ballkanit!




